Manual – Monitorimi i të Drejtës për Informim 2021
October 20, 2021Thirrje për Trajnues
January 10, 2022Projekti “You(th) ProActive for Social Justice” synon të zhvillojë aftësit e të rinjëve të promovojnë drejtësin sociale luftojnë diskriminimin dhe ti japin fund çfarëdollojë dhune pavarsisht gjinisë, orientimit seksual etj. Ky projekt synon që të fuqizojë veçanërishtë të rinjtë, gazetarët e rinj, vullnetarë dhe aktivist që të bëhen agjentë ndryshimi në komunitetetin ku ata jetojnë duke i dhënë zë të drejtave të njeriut që flasim për një shoqëri pranuese, tolerante, paparagjykime, gjithëpërfshirëse dhe padhunë ndaj vajzave/grave, personave LGBTQI apo me mundësi të pakta. Problemet sociale që ky projekt do të adresojë janë diskriminimin me bazë orientimin seksual, identitetin gjinorë dhe përkundrejt refugjatëve të cilat ndonjëherë kombinohem me njëra-tjetrën dhe çojnë drejt diskriminimit të shumëfishtë dhe në një shkallë të gjerë limiton jetën e atyre që e përjetojnë.
Grupe të ndryshme sociale si vajzat/gratë, komuniteti LGBTQI, personat me mundësi të pakta apo minoritetet përballen me një sërë padrejtësish dhe pabarazish në shoqëri, të cilat i pengojnë ata që të gëzojnë të drejtat bazike të njeriut dhe duke i ekspozuar përkundrejt fenomenve te tilla si stigmatizimi, diskriminimi, dhuna dhe deri tek mundësi të pakta punësimi, edukimi etj. Problemet sociale që ky projekt do të adresojë janë diskriminimin me bazë orientimin seksual, identitetin gjinorë dhe përkundrejt refugjatëve të cilat ndonjëherë kombinohem me njëra-tjetrën dhe çojnë drejt diskriminimit të shumëfishtë dhe në një shkallë të gjerë limiton jetën e atyre që e përjetojnë.
Në kuadër të këtij projekti Projekte Vullnetare Ndërkombëtare do të zhvillojë Trajnimin Kombëtar: “ProActive për Drejtësi Sociale” nga data 25 deri me 29 Nëntor 2021.
Qëllimi i këtij trajnimi është të fuqizojë të rinj nga e gjithë Shqipëria të bëhen agjentë ndryshimi për komunitetin e tyre, të kuptojnë pabarazinë përkundrejt drejtësisë sociale. Të pajisen me njohuri mbi të drejtat e njeriut, dhunën me bazë gjinore, gjuhën e urrejtjes/seksizmin dhe duke i mundësuar që në mënyrë aktive të luftojnë për drejtësi sociale. Gjithashtu përgjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit do të punojnë për të prodhuar artikuj, postera, podcast me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e shoqërisë. Më tëj, pas përfundimit të trajnimit pjesëmarrësit do të organizojnë Workshop-e në qytetet ku banojnë.
Ky trajnim është për:
- përfaqësues organizatash lokale nga zona të ndryshme të Shqipërisë;
- gazetarë të rinj;
- vullnetarë;
- aktivist;
- të rinj;
- mosha 18 – 30 vjecc;
Trajnimi do të zhvillohet në Tiranë dhe shpenzimet (akomodim-ushqim-transport) për pjesëmarrësit nga rrethet janë të mbuluara.
Ne jemi duke kërkuar për pjesëmarrës që:
- janë të motivuar të mësojnë mbi drejtësinë sociale, dhunën me bazë gjinore, gjithëpërfshirjen, tolerancën, gjuhën e urrejtjes;
- të gatshëm të jenë pjesë e trajnimit për 1 javë gjatë gjithë ditës në Tiranë, trajnimi fillon ora 09:00 me 17:00 cdo ditë;
- të organizojnë 1 ose 2 peer -to-peer ëorkshops në qytetin ku ata jetojnë;
- të përgatisin postera, shkruajnë artikuj dhe rregjistrojnë podcaste;
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë në formën e cila ndodhet në linkun e mëposhtëm deri më datë 17 Nëntor 2021.
https://docs.google.com/forms/d/1PdviA2snwRcXhmb4cr7fc8n_YtpfhbHQRuZCuuhE9v8/edit