Ky manual është hartuar për tu përdorur nga organizatat rinore, të rinjtë, punonjësit e mediave apo profesionistët e rinj për ti udhëzuar drejt mënyrave për të ushtruar të Drejtën e Informimit në institucionet e pushtetit vendor. Manuali është ndërtuar në kuadër të projektit “Nxitja e Përgjegjshmërisë Politike në Pushtetin Vendor”.

Projekti “Nxitja e Përgjegjshmërisë Politike në Pushtetin Vendor” synon të kontribuojë në reduktimin e korrupsionit në nivelin e qeverisjes vendore në Shqipëri nëpërmjet përmirësimit të transparencës dhe llogaridhënies bashkiake (për shkak të fuqizimit të kapaciteteve të monitorimit qytetar).

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë drejt reduktimit të korrupsionit në nivel të vetëqeverisjes vendore në Shqipëri nëpërmjet përmirësimit të transparencës dhe llogaridhënies bashkiake për shkak të fuqizimit të kapaciteteve të monitorimit qytetar.

Ky manual u ndërtua nga Projekte Vullnetare Ndërkombëtare në kuadër të projektit “Nxitja e Përgjegjshmërisë Politike në Pushtetin Vendor” i cili zbatohet me mbështetjen financiare të National Endowment for Democracy.

Për të gjithë të interesuarit ju mund të shkarkoni manualin mëposhtë.

Manual e Drejta per Informim 2021 (2)