
PVN Albania- Annual Report 2020
August 1, 2021
Manual – Monitorimi i të Drejtës për Informim 2021
October 20, 2021MONITORIMI I TRANSPARENCËS DHE LLOGARIDHËNIES NË INSTITUCIONET E PUSHTETIT LOKAL – Tiranë, 8-11 Shtator 2021
Projekte Vullnetare Ndërkombëtare në kuadër të projektit “ORGANIZATAT RINORE, MEDIA DHE TË RINJTË NË MONITORIMIN QYTETAR” organizon trajnimin kombëtar “Organizatat Rinore, Media dhe të Rinjtë Për Monitorimin e Transparencës dhe Llogaridhënies në Pushtetin Lokal”
Ky trajnim synon të rrisë njohuritë dhe aftësitë e aktorëve civilë lokalë mbi të drejtën për transparencë dhe llogaridhënie si një instrumente të cilat sigurojnë monitorimin qytetar. Në thelb të tij do të jetë rritja e kapaciteteve të organizatave rinore, aktivistëve të rinjve dhe mediave në ushtrimin e të drejtës së tyre në monitorimin qytetar duke ndikuar kështu pozitivisht në uljen e korrupsionit në nivel lokal.
Për të gjithë pjesëmarrësit ky trajnim është një mundësi shumë e mirë për të zhvilluar kapacitetet e tyre në zbatimin e të drejtave civile të transparencës dhe llogaridhënies nga pushteti lokal në praktikë.
Formati i trajnimit do të jetë shumë interaktiv, i ndarë në sesione të ndryshme, duke përfshirë punën në grupe të vogla, simulimin e monitorimit dhe prezantimin për të kuptuar metodologjinë e monitorimit, ndërtimin e ekipit dhe planin e punës me objektivat dhe afatet e përcaktuara për ushtrimin e tyre monitorues me kontributin e tyre. Gjithashtu, rolet dhe përgjegjësitë dhe planet e komunikimit do të diskutohen.
Në këtë trajnim 4-ditor që do të zhvillohet në Tiranë, ne jemi duke kërkuar pjesëmarrës nga të gjitha qytetet e Shqipërisë duke pasur kështu një shtrirje të gjerë në të gjithë vendin tonë.
Profili i pjesëmarrësve:
- Të jenë të motivuar për t’u angazhuar në fushën e të drejtave civile dhe konkretisht atë të monitorimit qytetar në institucionet e pushtetit lokal;
- Të jenë të rinj aktivist, përfaqësues të organizatave civile ose të mediave locale në qytete të ndryshme të Shqipërisë;
- Të jenë të gatshëm për t’u përfshirë në terma afat-gjatë në këtë nismë dhe për të ndërmarrë procese të monitorimit në institucionet e pushtetit local në të cilat banojnë; (për pjesëmarrësit që do të angazhohen më tej në proceset e monitotimit është parashikuar të ketë një pagesë si shpërblim ndaj tyre)
- Të jenë të gatshëm për të realizuar takime dialoguese në komunitet pas përfshirjes procesin e monitorimit, duke ndarë kështu të gjitha gjetjet e realizuara;
- Të jenë të disponueshëm të marrin pjesë në këtë trajnim 4 ditor, i cili do të mbahet në Tiranë ne datat 8-11 Shtator 2021;
Për të gjithë pjesëmarrësit nga rrethet shpenzimet e transportit, akomodimit dhe ushqimit janë të mbuluara.
Nuk ka fee pjesëmarrje!
Plotësoni formën e aplikimit në linkun e mëposhtëm: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScfd40R_5XWwIwxfCxib7Oux0l0nhW729AQsarEzRHo0t0MIQ/viewform?usp=sf_link
Afati i fundit për aplikime është data 05 Shtator, 2021!
Për çdo pyetje dhe paqartësi na shkruani në projectspvn@gmail.com
Ju faleminderit!