
NJOFTIM: Asambleja e Përgjithshme 2022, Projekte Vullnetare Ndërkombëtare
March 20, 2022
General Assembly – PVN Albania
March 24, 2022Trajnim Kombëtar: Të rinjtë dhe pushteti vendor planifikojnë strategjikisht vullnetarizmin lokal, 10- 13 Prill 2022, Tiranë
Në vijim të inisjativave për nxitjen e vullnetarizmit në pushtetin vendor, PVN organizon trajnimin kombëtar për rritjen e kapaciteve të përfaqësuesve të Bashkisë (koordinatorëve të 8 bashkive pilot në Konsortium: Tirana, Elbasani, Lushnjë, Korcë, Pogradec, Berat, Shkodër dhe Tropojë), organizatave të shoqërisë civile që operojnë në këto qytete dhe të rinjve rreth hartimit të planeve vendore, advokasisë dhe lobimit për vullnetarizëm si shprehje e demokracisë dhe kohezionit social.
Në këtë trajnim, pjesmarrësit, do të rrisin njohurit e tyre mbi demokracinë vendore, pjesmarrjen rinore, kohezionin social, vullnetarizmin si edhe do të zhvillojnë aftësit lobuese dhe advokuese, si të zhvillojnë një plan veprimi për vullnetarizmin, etj.
Profili i pjesmarrësve
Ky trajnim është i hapur për:
• Kordinatorët/ specialistët e 8 Bashkive pilot të caktuar për nxitjen dhe kordinimin e vullnetarizmit pranë Bashkisë;
• Përfaqësues të organizatave lokale të shoqërisë civile, medias, qendrave rinore dhe komunitare nga 8 qytetet pilot;
• Të rinj, vullnetarë, aktivist, individ nga 8 qytetet pilot;
• Të motivuar të mësojnë mbi demokracinë lokale, kohesion social, vullnetarizmin, si të hartojnë plane veprimi, etj;
Trajnimi do të zhvillohet në Tiranë nga data 10-13 Prill 2022 dhe shpenzimet (akomodim-ushqim-transport) për pjesëmarrësit nga rrethet janë të mbuluara.
Afati i fundit për aplikime data 3 Prill 2022!
Forma e aplikimit: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScNSIAOpJdKJmn9lW2PvN9sR1p7oYfPeitDaDIFcOePdylBeQ/viewform