
Ftesë për Ofertë – PVN Albania – Konsortium
March 9, 2022
Trajnim Kombëtar: Të rinjtë dhe pushteti vendor planifikojnë strategjikisht vullnetarizmin lokal, 10- 13 Prill 2022, Tiranë
March 23, 2022Projekte Vullnetare Ndërkombëtare njofton organizimin e Asamblesë së Përgjithshme më datë 23 Mars 2022 në Bibliotekën “Musine Kokalari” e cila ndodhet në Bulevardin”Gjergj Fishta”, pranë Vasil Shanto, Tiranë.
Përgjatë kësaj Asambleje të Përgjithshme do të prezantojmë arritjet përgjatë vitit 2021 dhe planet e objektivat e vendosura për vitin 2022. Gjithashtu do të kemi mundësinë të diskutojmë së bashku rreth prioriteteve strategjike të së ardhmes dhe ndryshimeve të planifikuara.
Kemi kënaqësinë të ftojmë të gjithë anëtarët aktiv të Projekte Vullnetare Ndërkombëtare të marrin pjesë në këtë ngjarje. Gjithashtu ftojmë të gjithë anëtarët të cilët kanë mbi 3 vjet të angazhuar aktivisht pranë PVN të paraqesin kandidaturat e tyre për anëtarë të bordit.
Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj apo dëshirën për të qënë kandidat për anëtar bordi në adresën e email: pvnplacement@gmail.com