Transparency and Accountability i
January 12, 2023International Volunteering Fair
January 12, 2023Në kuadër të Konsortiumit “Pushtet Lokal – Shoqëri Civile”, PVN Albania organizoi 👥 Konferencën e dytë Kombëtare: “PUSHTET VENDOR – SHOQËRI CIVILE 2.0” për Vullnetarizëm të Qëndrueshëm Lokal ku morën pjesë Kryetarë, Nënkryetarë, Drejtues Kabinetesh, Koordinatorë të vullnetarizmit dhe administratës nga 8 Bashkitë pilot, pjesë e kësaj iniciative.
👉 Kjo konferencë erdhi me risi në Zgjerimin Lokal ku secilës prej 8 Bashkive pilot ju bashkuan aktorë lokal strategjik në nxitjen e vullnetarizmit lokal si: 🔸OSHC lokale, 🔸Zyra Vendore Arsimore; 🔸Shkolla të mesme, 🔸Universitete, 🔸Agjencia Kombëtare për Punësim dhe Aftësim; 🔸 Qendra Rinore / Komunitare / Multidisiplinare, 🔸Institucione Shëndetësore dhe 🔸Prefektura.
🟢 Gjithashtu kjo konferencë pati në fokus:
(1) ndarjen e modeleve të mira ndërkombëtare falë vizitës shumë të fryshme në Norvegji; modeleve rajonale falë bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes së Regional Youth Cooperation Office – RYCO dhe atyre kombëtare falë kontributit të Leviz Albania.
(2) diskutime, analiza rreth kuadrit ligjor dhe perspektivave në vijim.
✅ Kjo iniciativë vijon të jetë e qëndrueshme dhe vizionare falë bashkëpunimit gjithëpërfshirës ndërmjet aktorëve dhe veçanërisht angazhimit dhe vendosmërisë së Bashkive.
🗣️ Drejtoresha Ekzekutive e PVN Albania, Znj. Oltiana Rama theksoi se bashkëpunimi dhe dialogu ndërmjet institucioneve janë thelbi për përgatitjen e një terreni të qëndrueshëm, profesional dhe të sigurt për nxitjen e vullnetarizmit, derisa vullnetarizmi të bëhet mendësi dhe kulturë institucionale dhe individuale.
🗣️Sekretarja e Përgjithshme e Kongresi Rinor Kombëtar, Znj. Dafina Peci theksoi rëndësinë e qëndrueshmërisë së ketij bashkëpunimi dhe vijimin me hapa të qëndrueshëm të kësaj iniciative.
Bashkitë ritheksuan se ky ridimensionim i vullnetarizmit kërkon angazhimin e të gjithëve, dhe Bashkitë kanë rol kyç për të mbështetur çdo hap dhe të kënë rol proaktiv duke përgatitur terren të përshtatshëm brenda institucionit por edhe duke adresuar gjithë sfidat në mënyrë të përbashkët.
Ky konsortium ka lindur si nevojë dhe perspektivë e 17 viteve që PVN kontribuon në nxitjen e vullnetarizmit në vendin tonë. Që nga lancimi i kësaj iniciative më 08 Shtator 2021, konsortiumi ka bërë një rrugëtim shumë interesant dhe me impakt, duke (1) kryer një analizim të thelluar të situatës së vullnetarizmit në Bashkitë Pilot, (2) ngritur struktura apo vendosur punonjës të dedikuar për vullnetarizmin, (3) ofruar trajnime kapacitet-ndërtuese për punonjësit e angazhuar në këtë çështje dhe (4) filluar punën për hartimin e Planeve Vendore të Veprimit për Vullnetarizmin
Konsortiumi “Pushtet Vendor – Shoqëri Civile, për Vullnetarizëm të Qëndrueshëm Lokal” është një iniciativë bashkëpunimi shumë e frytshme ndërmjet PVN Albania, Kongresi Rinor Kombëtar, Service Civil International (SCI) dhe 8 Bashkive pilot: Bashkia Tiranë , Bashkia Elbasan, Bashkia Korçë , Bashkia Shkodër Bashkia Berat , “Bashkia Lushnje” Bashkia Pogradec (Faqe Zyrtare) Bashkia Tropojë
Tirana European Youth Capital 2022 #pvnalbania #collaboration #volunteering #localgovernment