
Thirrje për pjesëmarrës! Trajnim Kombëtar:”Vullnetarizmi, për Solidaritet dhe Gjithëperfshirje”
November 16, 2020
Axhenda: Konferencë Kombëtare, 24 Nëntor 2020
November 23, 2020Konferencë Kombëtare: Perceptimet e të Rinjve rreth Vullnetarizmit, Sfidat dhe Mundësitë për Vullnetarizëm në Nivel Lokal, Rajonal, Evropian dhe Ndërkombëtar.
Organizatat IMPAKT dhe PVN kanë kënaqësinë t’ju ftojë në Konferencën Kombëtare: Perceptimet e të Rinjve rreth Vullnetarizmit, Sfidat dhe Mundësitë për Vullnetarizëm në Nivel Lokal, Rajonal, Evropian dhe Ndërkombëtar.
Kjo nisëm ka nisur në vitin 2019 dhe është zhvilluar në disa faza.- Organizimi i një seminari ndërmjet organizatave nga 10 vende të Evropës për të ndarë praktikat më të mira, planifikuar nisma të reja dhe për të lidhur partneritete për vullnetarizëm të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës:- Trajnimi për rritjen e kapaciteteve të organizatave nga Ballkani Perëndimor dhe Evropa për ofrimin e vullnetarizmit cilësor, të organizuar dhe gjithëpërfshirës- Studimi Rajonal, i cili ka mundësuar mbledhjen e të dhënave sasiore dhe cilësore nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor për perceptimin e të rinjve rreth vullnetarizmit, sfidat dhe mundësitë, dëshirës së të rinjve për t’u angazhuar në shërbime vullnetare dhe arsyet si në rastet e angazhimit dhe në rastet mos angazhimit.
Fokus të veçantë do t’i kushtohet aftësive të fituara gjatë aktiviteteve vullnetare, dhe mundësive konkrete për të rinjtë dhe organizatat rinore për të kontribuuar dhe përfituar nga Vullnetarizmi si një vlerë shumë-dimensionale për individin, grupet, institucionet dhe shoqërinë.
Kjo konferencë organizohet në kuadër të projektit “What you give is what you get”/ Zhvillim Interpersonal dhe Impakt Social përmes Pjesëmarrjes Rinore në Vullnetarizmin Lokal dhe Ndërkombëtar bashkë-financuar nga Programi Erasmus+ i Komisionit Evropian.
Ju mirëpresim në këtë event i cili do të sjellë të dhëna, statistika, histori personale dhe shumë informacione për mundësi konkrete.
Për shkak të pandemisë, Konferenca do të organizohet online në platformën Zoom, ditën e Martë 24 Nëntor 2020, me kohëzgjatje nga ora 15:00 në 16:00.