Call for Participants
February 28, 2022NJOFTIM: Asambleja e Përgjithshme 2022, Projekte Vullnetare Ndërkombëtare
March 20, 2022Organizimi i Akomodimit dhe Transfertës për Shoqatën “Projekte Vullnetare Ndërkombëtare”
Shoqata “Projekte Vullnetare Ndërkombëtare” në zbatim të projektit “Konsortiumi Shoqëri Civile – Pushtet Vendor për Vullnetarizëm të Qëndrueshëm Lokal”, në kuadër të titullit Tirana European Youth Capital, financuar nga Kongresi Rinor Kombëtar dhe Bashkia Tiranë, është në kërkim të ofertave nga kompanitë e specializuara për organizimin e akomodimit dhe transfertës së 16 personave në Norvegji.
Qëllimi i kësaj ftese për ofertë është për të siguruar një shërbim cilësor dhe të përshtatshëm për pjesëmarrësit që do të jenë pjesë e aktivitetit. Konkretisht, ne kërkojmë një ofertë për organizimin e akomodimit të pjesëmarrësve në një hotel dhe gjithashtu, bileta aereo Tiranë-Oslo-Tiranë dhe kërkojmë një ofertë për transfertën nga Aeroporti i Oslo deri në Kristiansand dhe nga Kristiansand deri në Aeroportin e Oslo më specifikisht i referoheni dokumentit më poshtë.
Ju lutemi paraqisni një ofertë me çmime të detajuara për të dy shërbimet bazuar në formatin në vijim:
A-Ftesë për ofertë – PVN Albania
Operatori që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike të lartpërmendura, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.
Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni ne në adresën e emailit: info@pvnalbania.org.
Ftesa për ofertë është e hapur deri më 10 Prill 2022.
Ju faleminderit për kohën dhe vëmendjen tuaj.
Me respekt,
Shoqata “Projekte Vullnetare Ndërkombëtare”