No Image Available

Vullnetarizmi në Shqiperi

 Description:

Ky studim ofron një analizë sasiore dhe cilësore rreth perceptimeve, sfidave dhe preferencave të qytetarëve përkundrejt angazhimit vullnetar, duke analizuar, gjithashtu, sfidat dhe mundësitë e ofruesve të vullnetarizmit në Shqipëri, si

dhe institucioneve politikëbërëse në vend. Vullnetarizmi konsiderohet si një forcë shtytëse për zhvillimin dhe kohezionin social e, nga ana tjetër, vullnetarët janë dhe duhen konsideruar si aktorë kyçë për progres shoqëror dhe fuqizim të komunitetit.

Ky studim nxori në pah se vullnetarizmi perceptohet si një detyrim moral, shoqëror dhe personal në dobi të komunitetit, dhe një dëshirë e pakushtëzuar që buron nga vetë individi dhe nevoja për të qenë i dobishëm në komunitet. Perceptimi i vullnetarizmi ndryshon krahasuar me moshën: mosha e mesme dhe mosha e tretë e lidh atë me të shkuarën, ndryshe nga të rinjtë, të cilët nuk gjejnë aspak lidhje me të. Ky evoluim i konceptit të vullnetarizmit reflektohet me përqasjen pozitive dhe të kuptuarit e rëndësisë së vullnetarizmit si nga qytetarët, ashtu dhe nga institucionet. Pjesa më e madhe (77%) besojnë se kontributi vullnetar në Shqipëri është shumë i nevojshëm, edhe pse nuk kanë mjaftueshëm njohuri në lidhje me institucionet që mund të ofrojnë mundësi dhe hapësirë për kontribut vullnetar….


 Back
Vullnetarizmi në Shqiperi
This website uses cookies to improve your experience. By using this website you agree to our Data Protection Policy.
Read more