No Image Available

Manuali i të drejtës për informim

 Description:

Ky manual është hartuar për tu përdorur nga organizatat rinore, të rinjtë, punonjësit e mediave apo profesionistët e rinj për ti udhëzuar drejt mënyrave për të ushtruar të Drejtën e Informimit në institucionet e pushtetit vendor. Manuali është ndërtuar në kuadër të projektit “Nxitja e Përgjegjshmërisë Politike në Pushtetin Vendor”.

Projekti “Nxitja e Përgjegjshmërisë Politike në Pushtetin Vendor” synon të kontribuojë në reduktimin e korrupsionit në nivelin e qeverisjes vendore në Shqipëri nëpërmjet përmirësimit të transparencës dhe llogaridhënies bashkiake (për shkak të fuqizimit të kapaciteteve të monitorimit qytetar).

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë drejt reduktimit të korrupsionit në nivel të vetëqeverisjes vendore në Shqipëri nëpërmjet përmirësimit të transparencës dhe llogaridhënies bashkiake për shkak të fuqizimit të kapaciteteve të monitorimit qytetar.

Projekti synon të ndërtojë kapacitete të qëndrueshme të OShC-ve rinore, të rinjve, mediave dhe aktorëve të tjerë qytetarë për të kuptuar të drejtën e aksesit në informacion dhe për të mbështetur rolin e tyre mbikëqyrës proaktiv kundër korrupsionit në nivel lokal. Në planin afatgjatë, ato do të shërbejnë si qendra burimore për transparencë dhe llogaridhënie në nivel lokal. Roli i tyre do të konsolidohet dhe kontributi dhe ndikimi i tyre do të rritet duke krijuar një mjedis të favorshëm në nivel lokal për zbatimin efektiv të së drejtës për informim dhe uljen e korrupsionit.

Shkurtimisht, projekti do të fuqizojë OSHC-të rinore, mediat dhe të rinjtë në 14 bashkitë e synuara për krijimin e një ndikimi mbarëkombëtar në nivel lokal në lidhje me zbatimin efektiv të së drejtës për informim përmes ngritjes së kapaciteteve dhe monitorimit qytetar. Pjesëmarrja në monitorimin e OSHC-ve dhe mediave rinore do të luajë një rol aktiv dhe do të kontribuojë për ta bërë ndërhyrjen të orientuar drejt rezultateve.


 Back
Manuali i të drejtës për informim
This website uses cookies to improve your experience. By using this website you agree to our Data Protection Policy.
Read more