Call for Participants: Reconnect, Reflect, Rebuild
January 27, 2022Video Informuese- E Drejta për Informim
February 8, 2022Artikulli i ElbasaniOn raporton mbi Trajnimin Kombëtar “ProActive për Drejtësi Sociale” të zhvilluar në Tiranë në datat 24-29 Nëntor 2021, me të rinj nga e gjithë Shqipëria.
Në këtë artikull intervistohen Emanuela dhe Oljana pjesëmarrëse në trajnim përcjellin mendimet dhe reflektimet e tyre mbi njohuritë, çështjet dhe përvojën e tyre përgjatë trajnimit.
Emanuela Sulmina, 17-vjeçarja nga Elbasani që studion në gjimnazin “Konstandin Kristoforidhi”, gjatë intervistës për ElbasaniON është shprehur se trajnimi nuk ishte vetëm edukues, por edhe argëtues për shkak të mënyrës se si informacioni iu përçua të rinjve.
““Informacionet e marra do të më shërbejnë shumë në të ardhmen pasi më bëjnë si fillim të reflektoj më shumë në veprimet e mia dhe më japin aksesin të bëhem një qytetare e denjë, duke ia shpërndarë edhe bashkëmoshatrëve të mi. Përveç faktit që ky trajnim qe informues dhe edukues. Metodat e edukimit joformal e bënë edhe më argëtues. Ditët që kalova në këtë trajnim qenë më të bukurat të nëntorit”, ka thënë ajo teksa ka theksuar se trajnimi ishte i vlefshëm pasi aty të rinjtë u njohën gjerësisht me konceptin e së Drejtës në mënyrë që anëtarët e një shoqërie të jetojnë në harmoni, pavarësisht ndryshimeve mes tyre.
Për të lexuar të gjithë artikullin ju ftojmë të drejtoheni në linkun e mëposhtëm.