
(t)Error violence: Role of gender and youth
March 4, 2021
Call for Participants
June 2, 2021Në këtë kuadër trajnimi kombëtar “Angazhim për Vullnetarizëm të Qëndrueshëm (SAVE 1.0)” Projekte Vullnetare Ndërkombëtare në bashkëpunim me Kongresin Rinor Kombëtar, synon të fuqizojë të rinjtë, organizatat lokale dhe pushtetin lokal për të patur një rol aktiv në pilotimin dhe ngritjen e një vullnetarizmi të qëndrueshëm në Shqipëri, duke nxitur një bashkëpunim të qëndrueshëm me pushtetin lokal dhe orgnizatat lokale, për një shoqëri kohezive dhe gjithëpërfshirëse.
Gjatë trajnimit ccdo pjesëmarrës do të rris njohurit dhe kapacitetet rreth vullnetarizmit për gjithëpërfshirje dhe solidaritet; praktikoj dhe prek nga afër disa nisma vullnetare me target grupe të ndryshme, si dhe pas trajnimit do të ketë një program mentorimi për advokim, lobim dhe nisma komunitare nga iniciativat që mund të sjell ccdo pjesëmarrës në trajnim.
Ky trajnim është një mundësi e hapur për:
përfaqësues të pushtetit vendor, që ofrojnë shërbime për kategori të ndryshme; përfaqësues organizatash lokale; Vullnetarë; Aktivist ; Të rinjë
Mosha e pjesëmarrësve në trajnim është 18 deri në 30 vjeç, dhe inkurajohen të aplikojnë personat të cilët i përkasin grupeve të ndryshme sociale dhe që nuk jetojnë në Tiranë për një shtrirje sa më të gjerë gjeografike.
Profili i pjesmarrëse:
– janë të motivuar rreth vullnetarizmit, komunitetit, gjithëpërfshirjes dhe solidaritetit;
– të gatshëm të jenë pjesë e trajnimit për 1 javë gjatë gjithë ditës në Tiranë;
– të jenë të gatshëm të jenë pjesë e kësaj iniciative në terma afatgjatë duke marrë përsipër të vazhdojnë nxitjen e vullnetarizmit në nivel lokal;
– të organizojnë follow-up activities online dhe offline;
– të jenë pjesë e programit të mentorimit pas trajnimit kombëtar;
– të kenë ide dhe ndërrmarrin iniciativa vullnetare;
– të vullnetarizojnë në komunitetin e tyre duke ndihmuar grupet në nevojë si dhe advokim dhe lobim pranë pushtetit vendorë. Trajnimi do të organizohet në Tiranë nga data 11 me 21 Qershor 2021 dhe shpenzimet (akomodim-ushqim-transport) për pjesëmarrësit nga rrethet janë të mbuluara.
Ky projekt mbeshtetet nga European Youth Foundation of Council of Europe.
Linku i formës së aplikimit: https://docs.google.com/forms/d/1-1XH4OSfLjLeMDl-EujwKF8MOd5urC4DHEzubz2-hX4/edit
Afati i fundit i aplikimit 28 Maj 2021!!