Studimi Kombëtar “Vullnetarizmi në Shqipëri” ofron një analizë sasiore dhe cilësore rreth perceptimeve, sfidave dhe preferencave të qytetarëve përkundrejt angazhimit vullnetar, duke analizuar, gjithashtu, sfidat dhe mundësitë e ofruesve të vullnetarizmit në Shqipëri, si dhe institucioneve politikëbërëse në vend.

Ky botim u realizua nga Projekte Vullnetare Ndërkombëtare, në kuadër të projektit strategjik “VullnetarizmiPikëAL”, mbështetur nga “LëvizAlbania”, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

Për të lexuar të gjithë studimin dhe për t’u njohur me të gjitha rezultatet dhe gjetjet e tij, ju ftojmë ta shkarkoni atë mëposhtë.