
Me qëllim lidhjen e urave të bashk
January 12, 2023
Një menaxhim i qendrueshëm i vull
January 12, 2023PVN me bashkëpunimin e Bashkia Elbasan dhe Lobi Euro-Atlantik Shqiptar – Zyrtare, organizoi konferencën “Bashkërendim për Zhvillim Strategjik”, në Elbasan, ku aktorë kyç në vendin tonë dhe diasporë diskutuan rreth vullnetarizmit e 📈 analizuan potencialet e zhvillimit shoqëror në terma afatgjatë.
✨ Nën mirëpritjen e Bashkisë së Elbasanit, kryetarit të bashkisë z. Gledian Llatja, kishim kënaqësinë e prezencës së nën-kryetarit të Bashkisë së Kristiansand z. Erik Rostoft, një delagacioni nga Norvegjia, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga Shqipëria dhe diaspora, përfaqësues të institucioneve publike, bizneseve, mediave dhe intelektualë nga brenda dhe jashtë vendit, mes të cilëve u krijuan momente motivimi, frymëzimi për bashkëpunime vizionare e afatgjata. 💡
Një atmosferë emocionuese dhe e mbreslënëse u përjetua në 🎼 koncertin e organizuar pas konferencës, nën tingujt e këngës së tenorëve të mirënjohur shqipëtar Z. Kastriot Tusha dhe Z. Josif Gjipali të shoqëruar nga orkestra e harqeve të Elbasanit.
Kjo konferencë dhe Koncert ishte pjesë e projektit: “InVol(ve) Hub” organizuar në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.
Kongresi Rinor Kombëtar Tirana European Youth Capital 2022
#bashkiaelbasan #pvnalbania #tyc #conference #concert #collaboration #tiranayouthcapital2022