
Trajnim me punonjës të bashkive mbi vullnetarizmin e qëndrueshëm në nivel vendor
January 11, 2023
„Societal empowerment in Silesia” – volunteering in Poland – FRSP
January 11, 2023‼️ Thirrje për pjesëmarrës
➡️ Organizata: “Projekte Vullnetare Ndërkombëtare”, në kuadrin e programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, organizon një trajnim 4 ditor në datat 18-21 Nëntor, në Durrës.
⚙️ Ky trajnim synon rritjen e kapaciteteve të punonjësve dhe vullnetarëve të organizatave të shoqërisë civile dhe pajisjen e tyre me teknika të cilat do shërbejnë për përgatitjen e tyre si trajnerë.
📌 Trajnimi është pjesë e një serie trajnimesh dhe implementohet nga Projekte Vullnetare Ndërkombëtare në kuadër të projektit: “InVol(ve) Hub”. Synimi i kësaj serie trajnimesh është të bashkojë partnerë të ndryshëm lokal të përfshirë në zhvillimin e vullnetarizmit dhe aktivizmit rinor për rritje kapacitetesh të stafit të tyre dhe bashkëpunim konstruktiv. Në thelbin e tij janë mundësitë e ndryshme të të mësuarit dhe rrjetëzimit, si dhe ndërtimi i manualeve të Vullnetarizmit gjithëpërfshirës për Shoqërinë Civile, Qendrat Sociale e Komunitare duke patur në fokus nxitjen dhe angazhimin e të rinjve me mundësi të pakta dhe individëve nga target grupet në nevojë.
Afati i fundit për aplikime është data 10/11/2022!
Ju ftojmë të aplikoni për të marrë pjesë në këtë trajnim duke plotësuar pyetësorin e mëposhtëm. 👇
https://forms.gle/ywtmRHs2aYNqbs6N6
Trajnimi implementohet nga Projekte Vullnetare Ndërkombëtare në kuadër të projektit: “InVol(ve) Hub” organizuar në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.