
Aktivizmi rinor është një faktor
January 11, 2023
Thirrje për pjesëmarrës Organi
January 11, 2023🤩Thirrje për pjesëmarrës për punonjës të bashkive
➡️ Organizata: “Projekte Vullnetare Ndërkombëtare”, në kuadrin e programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, organizon një trajnim 4 ditor në datat 18-21 Nëntor, në Durrës.
⚙️ Ky trajnim synon rritjen e kapaciteteve të punonjësve të bashkive dhe aftësimin e tyre në menaxhimin e vullnetarëve në nivel vendor, ngritjen e programeve vendore për orientimin e tyre dhe gjithashtu konsolidimin e mekanizmave për nxitjen e vullnetarizmit në nivel vendor.
📌 Trajnimi është pjesë e një serie trajnimesh dhe zbatohet nga Projekte Vullnetare Ndërkombëtare në kuadër të projektit: Konsortiumi për vullnetarizëm të qëndrueshëm. Ky trajnim ka si synim vendosjen e eksperiencave të ndryshme dhe sporadike të vullnetarizmit në nivel vendor, bashkë-ndarjen e problematikave dhe eksperiencave pozitive, rrjetëzimin e pushteteve vendore në tematikën e vullnetarizmit të qëndrueshëm.
Afati i fundit për aplikime është data 10/11/2022!
Për të aplikuar për pjesëmarrje, ju lutem plotësoni pyetësorin e mëposhtëm. 👇
https://forms.gle/zohWxtNzuTpMPvbdA
📣Trajnimi zbatohet nga Projekte Vullnetare Ndërkombëtare në kuadër të projektit: “Konsortiumi Shoqëri Civile – Pushtet Vendor për Vullnetarizëm të Qëndrueshëm Lokal”, organizuar në kuadër të programit Tirana European Youth Capital 2022 me mbështetjen financiare të Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.
Trajnim me punonjës të bashkive mbi vullnetarizmin e qëndrueshëm në nivel vendor