📌 PVN Albania, sëbashku me organizatën Lobi Euro-Atlantik Shqiptar – Zyrtare zhvilluan sot disa takime me aktorë të rëndësishëm të pushtetit lokal, legjislativ dhe përfaqësues të ndryshëm nga shoqëria civile në Shqipëri.

👥 Më konkretisht, u zhvilluan takime me aktorë lokal dhe përfaqësues të Bashkisë Tiranë, përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Drejtoreshën Ekzekutive të Kongresi Rinor Kombëtar dhe Drejtorin e degës vendore të Regional Youth Cooperation Office – RYCO

➡️ Në te gjitha takimet u vendos theksi mbi rëndësinë e vullnetarizmit në një shoqëri demokratike dhe gjithëpërfshirëse si dhe mundësitë e bashkëpunimit konstruktiv dhe zhvillimor mes Shqipërisë dhe Norvegjisë në rrafsh institucional, social dhe ekonomik.

#pvnalbania #volunteering #democracy #collaboration #localgovernance





Source