Projektit: “You(th) fostering transparency and democracy at local government” synon të rrisë kapacitetet e të rinjve dhe t’i inkurajojë ata që të kthehen në faktorë të nxitjes dhe forcimit të demokracisë lokale. Përmes këtij projekti ne synojmë të rrisim cilësinë e reagimit qytetar të të rinjve përsa i përket transparencës dhe llogaridhënies lokale nëpërmjet fuqizimit të kapaciteteve monitoruese duke përdorur ligjin e të drejtës së informimit. Në plan afatgjatë, të rinjtë do të ndihmojnë në forcimin e institucioneve demokratike efektive, të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse.

Në kuadër të këtij projekti Projekte Vullnetare Ndërkombëtare do të zhvillojë Trajnimin Kombëtar: “You(th) fostering transparency and democracy at local government” nga datat 10 deri më 15 Qershor 2022

Ky trajnim ka si qëllim të zhvillojë aftësitë e të rinjve dhe t’i inkurajojë ata që të kenë një rol proaktiv në nxitjen e demokracisë lokale, më konkretisht në nivelin e pushtetit vendor / bashkive. Gjithashtu gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të punojnë për të prodhuar postera dhe infografikë me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e shoqërisë nëpërmjet rrjeteve sociale. Pas trajnimit, pjesëmarrësit do organizojnë punëtori lokale informuese (peer to peer local workshops) me bashkëmoshatarët e tyre dhe do angazhohen në procese monitorimi të bashkive të tyre respektive.

Ky trajnim është i hapur për:

–  Të rinj nga: Tirana, Korça, Pogradeci, Shkodra, Berati, Tropoja, Elbasani, Lushnja

–  Aktivistë;

–  Studentë; 

–  Vullnetarë;

–  Mosha 18-30 vjeç

Trajnimi do të zhvillohet në Tiranë dhe shpenzimet (akomodim-ushqim-transport) për pjesëmarrësit nga rrethet janë të mbuluara.

Ne jemi duke kërkuar për pjesëmarrës që:

  • janë të motivuar të mësojnë dhe të përfshihen drejtpërdrejt në procese demokratike
  • të gatshëm të jenë pjesë e trajnimit nga datat 10-15 Qershor, nga ora 09:00 deri ne 17:00
  • të organizojnë 1 ose 2 punëtori lokale (peer to peer workshops) në qytetin ku ata jetojnë
  • të konceptojnë dhe përgatisin postera dhe infografikë
  • të gatshëm për të marrë pjesë në procesin e monitorimit të pushtetit vendor

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë në formën e cila ndodhet në linkun e mëposhtëm deri më datë 31 Maj 2022.

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeAqFjnoK-yXzebwvcPJDRJBAlvkMhfxBdg6I2V20FT_vT8MQ/viewform