Podkastet janë kthyer në një mjet shumë të rëndësishëm dhe efektiv në dhënien zë të problematikave komunitare dhe aktivizmit rinor
PVN Albania në bashkëpunim me organizatën Mendime dhe Iniciativa te lira dhe Bashkinë Lushnje zhvilluan trajnimin e tretë dhe të katërt të Forumit Tematik Rinor të qytetit të Lushnjes për zhvillimin e kapaciteteve të të rinjve në konceptim dhe regjistrim podkastesh për t’i dhënë zë kauzave në një mënyrë më eficente dhe të drejtpërdrejtë
Forumi Tematik Rinor ka për qëllim të mbështesë dhe fuqizojë të rinjtë në Bashkinë Lushnje për të ndikuar në përmirësimin dhe forcimin e proceseve demokratike me anë të gjithëpërfshirjes si dhe në ndërlidhjen rini – pushtet vendor.
Ky projekt mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.