Lajmet e rreme dhe dizinformimi janë kthyer në një problem serioz për shoqërinë dhe një nga grupet më të prekura nga to është edhe rinia. Mjeti më efikas për t’iu kundërvënë këtyre fenomeneve është edukimi mediatik.
PVN Albania në bashkëpunim me organizatën Mendime dhe Iniciativa te lira dhe Bashkinë Lushnje zhvilluan trajnimin e pestë të Forumit Tematik Rinor të qytetit të Lushnjes për zhvillimin e kapaciteteve të të rinjve në edukim mediatik. Të rinjtë morë pjesë në disa sesione interaktive trajnimi ku mësuan më tepër rreth lajmeve të rreme, dizinformimit, keqinformimit dhe propagandës.
Forumi Tematik Rinor ka për qëllim të mbështesë dhe fuqizojë të rinjtë në Bashkinë Lushnje për të ndikuar në përmirësimin dhe forcimin e proceseve demokratike me anë të gjithëpërfshirjes si dhe në ndërlidhjen rini – pushtet vendor.
Ky projekt mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.