Në datën 13 Prill, të rinjtë e Forumit Tematik Rinor Lushnje sëbashku me bashkëmoshatarët e tyre nga gjimnazi “Jani Nushi” nisën punën për kthimin e një hapësire në ambjentet e jashtme të gjimnazit në një kopsht të mbjellë me fidanë dhe zarzavate.

Puna pritet të zgjasë disa ditë deri në mbjelljen e plotë të kopshtit, duke e kthyer hapësirën e lënë bosh në oborrin e gjimnazit “Jani Nushi” në një hapësirë funksionale dhe të mirëmbajtur nga vetë të rinjtë.

Forumi Tematik Rinor ka për qëllim të mbështesë dhe fuqizojë të rinjtë në Bashkinë Lushnje për të ndikuar në përmirësimin dhe forcimin e proceseve demokratike ⚙ me anë të gjithëpërfshirjes si dhe në ndërlidhjen rini – pushtet vendor.
Ky projekt mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.