Përgjatë një jave, të rinjtë e Forumit Tematik Rinor morën pjesë në disa takime me karakter dialogues dhe informues me disa drejtori të pushtetit vendor të bashkisë Lushnje.

Të rinjtë u njohën më nga afër me punën dhe sfidat e përditshme të punonjësve nga këto drejtori: Drejtoria e Taksave Vendore, Drejtoria e Shërbimit Social, me punonjës nga Kinoteatri “Vace Zela” i qytetit të Lushnjes dhe me zyrën e informacionit të bashkisë Lushnje.

Forumi Tematik Rinor ka për qëllim të mbështesë dhe fuqizojë të rinjtë në Bashkinë Lushnje për të ndikuar në përmirësimin dhe forcimin e proceseve demokratike me anë të gjithëpërfshirjes si dhe në ndërlidhjen rini – pushtet vendor.
Ky projekt mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.