Të rinjtë e Forumit Tematik Rinor Lushnje dhe koordinatorja e projektit, znj. Ermelinda Myzeqari, ishin të ftuar në dy emisione radiofonike tek Radio Lushnja, për të ndarë me bashkëqytetarët e tyre eksperiencën e tyre të deritanishme dhe kanë ndarë me audiencën detaje nga aktivitetet e e zhvilluara në kuadër të fuqizimit të të rinjve.

Forumi Tematik Rinor ka për qëllim të mbështesë dhe fuqizojë të rinjtë në Bashkinë Lushnje për të ndikuar në përmirësimin dhe forcimin e proceseve demokratike me anë të gjithëpërfshirjes si dhe në ndërlidhjen rini – pushtet vendor.

Ky projekt mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.